×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhen deputetët e LDK-së, pritet të dalin me qëndrim zyrtar për çështjen e presidentit

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 12:05

    Kanë nisur të mblidhen në selinë e partisë Grupi Parlamentar i LDK-së, në mbledhjen ku do të diskutohet qëndrimi zyrtar i deputetëve të kësaj partie për votën e tyre për presidentin e ri.


    Anton Quni, Agim Veliu e Vlora Dumoshi janë parë duke hyrë në selinë e partisë.

    Reporteri.net merr vesh se kryetari Abdixhiku pas takimit që do ta zhvillojë me deputetët e partisë së tij, do të mbajë një konferencë për media, ku edhe do të tregojë qëndrimin e partisë së tij, nëse do ta votojnë apo jo Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

    Ndryshe, Haziri, dje pas takimit të Kryesisë së partisë e cila zgjati rreth tre orë tha se pas takimit të kryetarit Abdixhiku me deputetët vendoset nëse e votojnë apo jo Vjosa Osmanin për presidente.

    “Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër (sot) do të takohen me grupin e deputetëve që pjesëmarrja në seancë të jetë në frymën kushtetuese dhe duke krijuar frymë dhe angazhim dhe stabilitet politik në këtë vend. Ne do të punojmë që të dalim unanim, na duhet si çdo herë që veprimi jonë i përbashkët të jetë arma jonë politike”, pohoi Haziri.

    Haziri dje pas takimit të Kryesisë takoi në një nga lokalet e Prishtinës, deputetin Agim Veliun. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!