Media të caktuara raportuan sot se avokati Tomë Gashi dhe sekretari organizativ i PSD-së Nol Nushi janë rrahur sot me njëri-tjetrin pas debatit në studion e RTK 1, pas akuzave të ndërsjellta që hodhën mes vete gjatë debatit.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me avokatin Gashi për ta pyetur nëse është e vërtetë dhe policinë për t’i pyetur nëse kanë marrë informatë për një rrahje të në ambientet e televizionit publik.
Avokati Gashi e ka mohuar kategorikisht duke thënëse nuk ka ndodhur kurrfarë rrahje dhe media të caktuara e kanë bërë për klikime.
“Nuk ka ndodh kurrfarë rrahje, kjo është bërë nga media caktuara veç për klikime, po të kishte ndodhur nuk e kisha pasur problem me tregu. Këtë e bëjnë portalet veç për klikime”, ka thënë avokati Gashi për Reporteri.net.
Kurse Bajram Gashi zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për Reporteri.net se nuk kanë informata për rastin në fjalë.
“Deri këto momente nuk kam pranuar ndonjë raport me shkrim që ka ndodhë një rrahje për të cilin po flisni”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.