×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë, në majën e botës

    Reporteri
    28 Korrik 2024 | 17:21

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka raeguar pasi Distria Krasniqi kaloi në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, duke e quajtur sukses historik.

    Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Historike! Vetëm një jetë stërvitje e disiplinë, nën menaxhimin e një mjeshtri të madh, mund t’a bëjnë të mundur finalen e dytë brenda 4 viteve në Lojërat Olimpike.

    Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Në majën e botës.

    Superiore. E magjishme. E pakonkurrencë. Përpara dhe faleminderit, Distria! 🙏

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!