×
  • Lajme
  • Lajme

    Mialim Zeka thotë se ka zbuluar fakte të reja nga dallaveret në karantinë, publikon një letër

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 13:26

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, po pretendon se ka pasur parregullsi të mëdha me lirimin e shumë personave nga karantina tek qendra e studentëve.


    Zeka sot në Facebook ka publikuar një letër që shihet të ketë ardhur sipas tij nga një punonjës shëndetësor, e i cili pretendon se ka pasur lirime masive të disa personave nga karantina.

    Ai në letrën e tij thotë se kishte shkuar për të bërë testime në Qendrën e Studentëve, ndërsa në listë për t’i kryer ato i kishin 120 persona. Me të shkuar atje, ai ka thënë se aty ishin vetëm 20, ndërsa të tjerët ishin liruar.

    Postimi i plotë:

    Qe per do qe nuk po besoni!!!

    Lexojeni

    Kjo eshte per prokurori

    Prsh,une jam nje puntor i institutit,nuk eshte e vertet qe instituti rekomandon per lirimin e personave qe duhen te vendosen ne karantin a po jo.
    Po qka eshte me rendesi te permendet une jam person qe shkoj i bej testimet e personave qe jan ne karantin pas 14 diteve qendrimi.sot isha e ne liste kishim me shume se 120 per testim po atu ishin vetem 20 persona te tjeret ishin liru.une si puntor qka kam vrejtur atu gjitheqka eshte vetem karantin nuk eshte.mi than shpija publike jan se ka pasun edhe perstetucin,ka pasur drog e gjitheqka.
    Atu duhet me dal e me pa se Ministri e me sa di une menagjeri i karantines qe eshte Valdteti ka rapurtuar te pergjegjesat e vete po qka u ba nuk e di edhe une persenalisht kam raportuar te Naser Ramadani e ky me ka thanun se eshte pergjesi direkte e ministries.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!