×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Arsimit u kërkon drejtorive komunale numrin e punëtoreve shtatzëna

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 13:14

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni ka njoftuar se ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit numrin e saktë të të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grave dhe fëmijëve, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e grave shtatzëna.


    Në njoftimin për media thuhet se në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, komunat dhe shkollat, MASHTI do të sigurohet që nxënësit të mos humbin orët mësimore, njëkohësisht grave shtatzëna t’u realizohet e drejta e tyre.

    “Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grave dhe fëmijëve, konform vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e grave shtatzëna nga puna, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit numrin e saktë të të punësuarave shtatzëna në institucionet edukativo-arsimore”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar që vendimi i Qeverisë së Kosovës, që punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia, të aplikohet menjëherë.

    SBASHK përmes një komunikate për media thotë së ky vendim i Qeverisë nuk është duke u zbatuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!