Edhe pse shumë video që po vijnë në adresë të Gazetës Online “Reporteri.net”, por edhe nga raportimet e mediave tjera, ku shihet se shumica e rrugëve janë vështirë të kalueshme, ku si pasojë po ndodhin shumë aksidente, Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi të dytë insiston se rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.
“Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave”, thuhet në kumtesë.
“Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme”.
Kjo ministri njofton se ka 14 kompani të angazhuara në shtatë regjione.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.