Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka dhënë detaje lidhur me shkëmbimin e energjisë me Kosovën gjatë dy ditëve të festave të ndërrimit të vitit.
Ajo ka shpjeguar se energjia që do të jepet tani, do të merret gjatë periudhës së verës.
Sasia e energjisë që do t’i jepet Kosovës do të sigurohet nga prodhimi vendas, i ndihmuar nga reshjet, por edhe nga importi, nëse do të jetë nevoja.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria depoziton në Kosovë. Tashmë, prej vitesh, Korporata
Elektroenergjetike Shqiptare dhe KEK kanë marrëveshje bashkëpunimi, që nënkupton depozitim të energjisë nga pala shqiptare gjatë periudhave të mira të prodhimit dhe rimarrje të kësaj energjie në verë, kur ka thatësirë.
Aktualisht, i gjithë rajoni ndodhet në një situatë të vështirë energjetike, për shkak të rritjes drastike të çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar.
Që prej datës 8 tetor, Shqipëria ka shpallur emergjencën energjetike, e cila do të zgjasë deri më 15 prill.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.