×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur personi i maskuar lë sërish dosje të Speciales në zyrat e OVL-UÇK-së

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 17:55

    Gjatë ditës së sotme, ka arritur pakoja e dytë me mijëra dosje në zyrat e OVL-UÇK-së nga një person i panjohur.


    Aty u tha se gjenden emra të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, gjë që e konfirmoi edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    E momentin e sjelljes së kësaj pakoje e kanë publikuar vetë OVL-UÇK, ku shihet një person i cili ka mbuluar fytyrën me maskë dhe syze lë pako me dokumente në këto zyra.

    Ai shihet teksa futet qetë me pako në dorë, të cilat i lë dhe largohet nga erdhi. Zyrtarët e OVL e quajtën “Rrufeja”.

    Deri tash, nuk dihet se kush ishte personi që la dosjet, por kjo ka alarmuar edhe OVL-UÇK por edhe Gjykatën Speciale. I pyetur nëse ka ndonjë dyshim se kush është personi që dje dërgoi dosjet në zyret e OVL të UÇK-së, Gucati tha se nuk ka ndonjë dyshim dhe me këtë duhet të merret organet e hetuesisë.

    Duhet theksuar se javën e shkuar u lanë mbi 4000 dosje me dëshmitarë të Speciales, të cilat aktivizuan edhe hetuesit e Dhomave të Specializuara për të bastisur zyrat e OVL-UÇK. /Repoteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!