Ministria e Shëndetësisë ka bërë një ndryshim në raportin e fundit 24 orësh rreth gjendjes epidemiologjike në vend, të publikuar pak minuta më parë.
Fillimisht u raportua se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 28 pacientë të infektuar me coronavirus, por kjo u ndërrua pak minuta më pas, duke e ulur shifrën e rasteve të vdekjeve për brenda një dite në 24, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë MSH njofton se janë konfirmuar edhe 1 mijë e 29 raste pozitive me COVID-19, teksa janë shëruar 3 mijë e 266 pacientë që ishin të infektuar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.