×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e VV-së, Lekaj: Këta horra na kanë sjell këtu, ndoshta janë duke ngrënë plazma keksa me qumësht

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 14:42

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se nuk ka moment më të vështirë se të diskutohet për çështjen e ushqimit në FSK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputeti i AAK-së, i quajti edhe “horra” deputetët e mazhorancës të cilët sot po mungojnë në seancë të jashtëzakonshme.

    Sipas tij, ata mbase janë duke ngrënë plazma keksa me qumësht, pasi janë po të njëtjtit që e kanë furnizuar Kosovën me këto produkte duke hequr masat ndaj Serbisë.

    Ja këta horra që s’janë këtu ku na kanë pruar. Është vështirë t’i bindi qytetarët që po debatohet buka e gojës për ushtarët. Turpi më i madh i kësaj qeverie që sot nuk është këtu, i këtyre deputetëve që s’janë këtu, që abstenojnë për çështje kryesore. Janë këta që e kanë pru gjendjen këtu, dhe sot pa fije turpi ndoshta janë duke hëngër plazma keksa me qumësht, që e kanë furnizu Kosovën me heqjen e masave”, tha Lekaj në Kuvend.

    Sipas Lekajt, Kryeministri Albin Kurti po i mashtron mërgatën, dhe se siç tha ai kreu i ekzekutivit kosovar duhet të largohet sa më parë nga pozita e tij.

    “Sot Kryeministri i Kosovës, bën mashtrime me mërgatën, me ata që i kanë asetet kryesore dhe aksionarët kryesor të pavarësisë së Kosovës, dhe ai din t’i mashtrojë se kjo qeveri po punon ndershëm, dhe ky kryeministër siç din të mashtrojë, t’ua shpërlan trurin qytetarët, ndoshta një ditë ka me ardh koha që ai do të shkojë edhe më thellë, do t’i lë institucionet edhe pa rroba, edhe pa këpucë, e që para tri vitesh është krenuar që po e rrisim buxhetin e ushtrisë, për sigurinë e vendeti, ja këtu e ka pru vendin. Kryeministrit mund t’i them ta ul kokën dhe që ai njeri që mashtron kaq shumë çdo qytetar, le të ikë sa më parë dhe mos ta shohim në këtë karrige”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!