×
  • Lajme
  • Lajme / Lëvizja për Bashkim

    Murati: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë, i jep fund konfliktit shqiptaro-serb

    Reporteri
    31 Maj 2024 | 20:03

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati është i mendimit se ripërcaktimi i kufijve me Serbinë do të “zgjidhte përfundimisht” konfliktin shqiptaro-serb.

    “Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë “i jep”zgjidhje përfundimtare” konfliktit shqiptaro-serb.”, tha Murati.

    Murati u shpreh nuk është shfrytëzuar momentumi për ripërcaktimin e kufijve është ditur që do të kthehet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Sipas tij me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk do t’i jepet fund problemit të veriut.

    “Për turpin tonë të madh e shkelmuan idenë e shkëmbimit të territoreve… Në këtë funksion ajo nuk mund të vdesë së është një zgjidhje që përfundimisht i jep fund konfliktit shqiptaro-serb. E ne kemi nevojë me u përfundu ky konflikt. I cili e trajton edhe çështjen shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ajo që unë i frikësohem duke e refuzuar atë ide dhe duke shkuar tutje pa e zgjidhur këtë problem, ne do të vazhdojmë me probleme me veriun e vendit e sidomos në rast të krijimit të Asociacionit. Kurti rrezikon prapë në atë pjesë, e në anën tjetër mund ta humbasin prezencën etnike në Kosovën Lindore, sepse edhe pa një presion e lërë më që ka presion njerëzit po ikin”, ka thënë Murati për TV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!