×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci i përgjigjet Enver Hoxhajt: S’jemi si PDK-ja që të ofrojmë terminale e pozita për zgjedhjen e presidentit

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 18:53

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur ushtruesit të detyrës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pasi ky i fundit deklaroi se sonte vazhdon drama e djeshme politike.


    Nagavci tha se Vetëvendosje nuk punon me skenarë të PDK-së, ku sipas saj, në të kaluarën për zgjedhjen e presidentit janë ofruar terminale e pozita, shkruan Reporteri.net.

    “Ne nuk punojmë me skenarë të PDK’së ku kemi parë që të ofrohen terminale e pozita. Thërrasim me përgjegjësi të gjithë deputetët dhe besoj që tani subjekti i parë që i ka fituar zgjedhjet me më shumë se 50% dhe kur Osmani ka marrë më shumë se 300 mijë vota, andaj ne sot presim që të kemi votimin e Osmanit për presidente”, është shprehur Nagavci.

    Sipas saj, ajo çka I nevojitet më së shumti vendit tani, është të kemi institucione të konsoliduara dhe që pozitë e opozitë të punojnë së bashku për të kaluar sfidat e pandemisë.

    Nagavci përsëri bëri thirrje të votohet për Osmanin presidente për t’i evituar zgjedhjet në pandemi.

    “Konsideroj që deputetët janë të vetëdijshëm për zgjedhjet e shpeshta që i kemi pasur dhe situatën me pandeminë dhe do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet Vjosa Osmani.”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!