×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci kujton mjekun Rifat Lila: Gjakova humbi doktorin që ishte i të gjithëve

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 11:38

    Ministrja Arbërie Nagavci ka kujtuar mjekun nga Gjakova, Rifat Lila, i cili ka vdekur sot.


    Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se Gjakova humbi doktorin që ishte i të gjithëve, i devotshëm, profesionist i përkushtuar e gjithnjë i gatshëm të jetë në shërbim të secilit që kishte nevojë.

    “Na i ka hapur dyert e shtëpisë së tij, e na ka vizituar me dhjetra herë në shtëpitë tona, na ka telefonuar e na e ka ngritur dhe humorin në ditë të vështira”, shkroi ajo.

    Postimi i saj i plotë:

    Iku në amshim Dr. Primarius, Rifat Lila

    Sot, mjekësia kosovare humbi një nga mjekët më të aftë. Gjakova humbi doktorin që ishte i të gjithëve, i devotshëm, profesionist i përkushtuar e gjithnjë i gatshëm të jetë në shërbim të secilit që kishte nevojë. Na i ka hapur dyert e shtëpisë së tij, e na ka vizituar me dhjetra herë në shtëpitë tona, na ka telefonuar e na e ka ngritur dhe humorin në ditë të vështira.

    Do të ruaj me respekt të veçantë kujtimin për profesionalizmin, mirësinë, thjeshtësinë e pozitivitetin e dr. Rifatit. Ngushëllimet më të sinqerta për Silvanën, Gretën e Gentin, për familjarët, miqtë e shumtë dhe gjithë bashkëqytetarët!

    Pusho në paqe, Daja Rifat!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!