×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO: Është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise

    Reporteri
    15 Mars 2023 | 19:15
    Flamuri i NATO-s. Fotografi ilustruese.

    Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka njoftuar për një bisedë telefonike të zhvilluar me emisarin Miroslav Lajçak, i angazhuari i BE-së në ndërmjetësim të dialogut Kosovë-Serbi.

    Në njoftim, Geoana tha se NATO e mbështet fuqishëm dialogun mes të dy palëve derisa bëri thirrje që si Prishtina, edhe Beogradi, duhet të bëjnë kompromise, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “NATO mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën, nën udhëheqjen e BE-së. Është koha për të dyja palët që të bëjnë kompromise”, ka shkruar ai në Twitter.

    “Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, tha tutje.

    Angazhim i theksuar është parë kohëve të fundit nga BE dhe ShBA, në pritje të takimit të së shtunës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, në Ohër, më 18 mars.

    Pjesë e këtij takimi, ku do të diskutohet mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, më 27 shkurt, do të jenë emisarët Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, si dhe Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!