Për sot janë paraparë këto ngjarje.
Mbahet sesioni i dytë i punës së Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla plenare, ora 9:00-12:30)
Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arkansasit organizojnë konferencën për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temën “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, amabadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier etj. (Fakulteti i Edukimit, UP, ora10:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Tekste Shkollore. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për media, ku do të lansohen tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese. (Holli i MINT-it, ora 14:00)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić. (Ministria e Mbrojtjes, Prishtinë, ora 16:30)
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban Asamblenë e Përgjithshme të Punës për vitin 2023. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 17:00)