×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 7:23

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë organizim me ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore shënojnë “Ditës Ndërkombëtare të Ecjes se Lirë në Natyrë”. (Parku ”Gërmia”)
    10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D), organizojnë konferencën e përbashkët me temën: “Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
    10:00

    Shoqata e të Verbërve të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë-Zyra e Kryeministrit, mbajnë konferencë për medie (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38)
    10:00

    Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton qendrën e fëmijëve me Sindrom Down (Afër Stacionit të autobusëve, Emshir)
    10:30

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për medie. (Platoja te komuna e vjetër)
    11:00

    Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) prezantojnë nivelin e përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për periudhën mars-shtator 2021. (Hotel Sirius, Prishtinë)
    11:00

    Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), mban konferencë për media me rastin e pranimit të “Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në Rastin e Hidrocentraleve në Deçan”. (Zyret e GLPS-së, Rr. Rexhep Luci, 16/1, Prishtinë) 11:00

    Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, i dorëzon Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari. (Shtabi i KFOR-it, Prishtinë)
    11:30

    Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton shoqatën e Pensionistëve (Rruga “Tring Smajli”, Prishtinë)
    13:00

    Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, së baahku me kandidatët për asamble komunale, bëjnë ecje nga sheshi Ibrahim Rugova deri te monumenti Newborn (Sheshi “Ibrahim Rugova”)
    14:00

    Kandidati i PDK-së për komunën e Skenderajt, Fadil Nura, mban tubimin përmbyllës. (Palestra e Sportit, Skenderaj)
    14:00

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në Prizren. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit)
    15:00

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në Malishevë. (Restaurant “BIMI 2”)
    17:00

    Aleanca Kosova e Re (AKR) mban takim përmbyllës (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
    18:00

    Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” rifillon programin përkatës me mbështetjen e Komunës së Prishtinës, – me muzikë e poezi performuar nga vokalisti i grupit Jericho, Petrit Çarkaxhiu dhe aktorja, Sheqerie Buqaj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!