Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është duke raportuar drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Mbledhja e këtij Komisioni është e mbyllur për media.
Ajeti në këtë mbledhje do të raportojë për situatën e sigurisë në Kosovë pas deklaratave të zyrtareve shtetërorë se vendi mund të sulmohet përsëri nga grupet terroriste të trajnuara në Serbi.
Krerët e institucioneve të Kosovës së fundmi kanë shfaqur shqetësim se grupet e armatosura serbe për rreth kufirit me Kosovën po bëjnë përgatitje për sulme të rena në veri. Qeveria ka kërkuar nga Serbia dorëzimin tek organet e drejtësisë së Kosovës organizatorin e sulmit terrorist Milan Radojiciq./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.