×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis takimi kokë më kokë i Thaçit me Kurtin

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 15:07

    Ka nisur takimi kokë më kokë, i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e vendit Hashim Thaçi.


    Takimi po zhvillohet në Presidencë, gjersa ka nisur pa shtrëngim duarsh, krejt kjo si masë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi e Kurti ka disa ditë që e ftojnë njëri-tjetrit për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme.

    Fillimisht Kurti e kishte ftuar disa herë Thaçin, e së fundi ishte presidenti që i bëri disa herë ftesa kryeministrit.

    Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, Thaçi e Kurti janë takuar vetëm njëherë, më 6 janar për t’u marrë vesh për mandatarin e Qeverisë.

    Takimi nuk kishte zgjatur më shumë se 4 minuta. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!