×
  • Lajme
  • Lajme

    Njazi Kryeziu: Shefqet Kabashi një shpifës, kurrë me mua s’ka qenë në burg

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 23:23

    Nijazi Kryeziu, këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka reaguar pasi ish-luftëtari i UCK-së dhe ish-i burgosuri i Dubravës, Shefqet Kabashi e akuzoi se e la pa buk sa qëndruan së bashku në burgun e Nishit, ndërsa për vetej ushqehej mirë.


    Ndërkaq, Kryeziu, që reagimin e tij e ka ilustruar me një fotografi të Kabashit pranë fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova, thotë se asnjëherë nuk ka qenë në burg me Kabashin dhe se ai po gënjen.

    “Ky shpifës po mashtron e po gënjen pa fije turpi për mua sepse kurrë me mua nuk ka qëndruar në burg. Ka kush flet për sakrificën time në burg e jo ti o shpifës i luftës tonë çlirimtare”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu.

    Shkrimi i plotë i këshilltarit të Veselit:

    Sonte në një televizion ma paska përmendur emrin tim disa herë një dezerter i luftës së UÇK-së, i cili i është dorëzuar me armë në dorë forcave serbe dhe është bërë dëshmitarë i Hagës kundër Ramush Haradinajt.

    Vetëm shpirti i tij e din në çfarë sikleti ndihet për të bëmat e tij për interesa të ulëta. Ky dëshmitarë i Hagës kundër UÇK-së sikur sonte në televizion edhe në ditën e përvjetorit të masakrës së Dubravës ma përmendi emrin, por atë ditë as që e kuptova, thash me vete, ndonjë provokim ordiner dhe e injorova.

    Sonte i njëjti paska shpifë se gjoja paska qenë me mua në burgun e Nishit gjatë luftës. Ky shpifës po mashtron e po gënjen pa fije turpi për mua sepse kurrë me mua nuk ka qëndruar në burg. Ka kush flet për sakrificën time në burg e jo ti o shpifës i luftës tonë çlirimtare.

    Nga një kërkim i thjeshtë në internet shihet se ky manipulator me probleme morale për të kaluarën e tij qenka militant i një partie që tash e 20 vite e urren UÇK-në dhe krerët e saj të cilët mundohet ti luftoj me mënyrat më të ulëta dhe me shpifje nëpër gjykata – por deri tani pa asnjë sukses.

    Vetëm veten keni me turpëru para kombit të juaj të gjithë ju që vjellni vrer ndaj luftës çlirimtare për liri.

    Shefqet Kabashi tregon pse bëri problem para disa ditësh në Dubravë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!