×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefqet Kabashi tregon pse bëri problem para disa ditësh në Dubravë

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 22:06

    Krerët e institucioneve, më 22 maj u përballën me një situatë jo fort të këndshme ndërsa shënohej përvjetori i masakrës së Dubravës, pasi një nga ish-të mbijetuarit e saj, Shefqet Kabashi, doli para tyre dhe iu tha se nuk e meritonin të ishin të pranishëm në këtë manifestim.


    Ai më i ashpër ishte me Njazi Kryeziun që është këshilltar i Kadri Veselit.

    “Marre duhet me ju ardhë, ju nuk duhet me qenë këtu… Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qiky Kuçi e qiky Njazia e qiky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë… Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, kishte deklaruar Kabashi.

    Kabashi ka treguar pse e zbrazi para pesë ditësh gjithë mllefin ndaj Njazi Kryeziut dhe pse i tha atij “na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”.

    Kabashi ka thënë se derisa ishte në burgun e Nishit me Njazi Kryeziun, ky i fundit e ka shpërndarë bukën por se i ka dhënë vetëm dy-tre shokëve të tij të ngushtë, ndërsa thotë se atij nuk i ka dhënë mjaftueshëm.

    “Në burg të Nishit kur na kanë qu prej Lipjanit, jemi kanë në katin e dytë, njëjtin burg me Njazinë. Unë jam kanë dhomën 16 edhe pse s’po më kujtohet dhoma sakte, kemi nejt çdo ditë bashkë (me Njazinë), a ka nej dhomën a 17-të a 13-të s’e di mire. Kur na kanë qu atje, na kanë mbyll dyert me kungj. Prej 24 marsit, të bombardimeve nuk na jepshin buk.
    Unë kurrë nuk jam ngi bukë. Na ka dhanë veç sa me majtë shpirtin. Njazia e ka shpërndarë bukën, ky na e ka mshel derën. Ka zgjedh njerëzit e tij dhe e ka hongër krejt bukën me ta. Ka shku kry sallës ka hangër buk me jaranat e vet, p.sh. e ka zgjedh Demir Limen, se vëllaun komandant”, ka deklaruar Kabashi, për T7, shkruan Reporteri.net.

    “Na kanë thirrë një ditë se duhet me u dezinfektu në Nish. Na lanë në oborr qysh na ka lanë nana. Dy guardian ju thanë jepjuni bukën këtu ne oborr. Edhe këta të njejtën gjë e kanë bërë me ka dy vet. Njazia me disa të tjere i mbushen pijatat. Gardiani ju tha pse s’po ju jepni buk kqyre qysh janë bo. Edhe tha a don najkush me hanger, por nuk qëllova afër se isha gju edhe unë, qysh u gju një shok dhe e mori një asht.
    Më vonë shkuam naltë (te dhomat në burg), dhe e bëm që secila dhomë më pas përgjegjësin për buk”, ka deklaruar Kabashi.

    Ai ka treguar pse ka shprehur mllefin edhe ndaj Hajredin Kuçit.

    Kabashi tha se familja e Kuçit në vitin 1999 nuk e ka lë të hy brenda në shtëpi kur familjen e tij e kanë ndjek serbët. /Reporteri.net/.

    “Na e keni marrë bukën” – pamje nga momenti kur Kabashi përplaset me zyrtarët e burgut në Dubravë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!