×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 6-vjeçar në Gjakovë goditet nga vetura, në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 13:06

    Një aksident ka ndodhur para pak kohe në Gjakovë, në lagjen Piskot ku një fëmijë 6-vjeçar është goditur nga vetura.


    Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

    “Një fëmijë 6-vjeçar është goditur nga një veturë. Fëmija është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë”, ka thënë Gjokaj për Express.

    Ai ka thënë se të gjitha masat janë marrë nga policia e Kosovës dhe prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!