×
  • Lajme
  • Lajme / Masa e sigurisë

    Një muaj paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e Liridonës

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 12:11

    Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Naim Murseli dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Granit Pllava për “Vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.

    Murseli është arrestua menjëherë pas varrimit të bashkëshortes së tij, 30-vjeçares Liridona Murseli, derisa gjatë dëshmisë së tij pranoi se kishte paguar për aktin.

    Ndërsa Granit Plava ka dëshmuar në polici se Naim Murseli e kishte paguar atë 15 mijë euro para se të kryente krimin, dhe 15 mijë të tjera pasi kishte kryer veprën.

    Policia e Kosovës ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë.

    Gjykata zbulon detaje tronditëse rreth vrasjes së Liridonës: Ajo u qëllua nga afërsia me një plumb në qafë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!