×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për Kadri Shalën, në llogarinë e të cilit u transferuan mbi 2 milionë euro nga Thesari

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 15:40

    Pronarit të LDA-Group, Kadri Shala, i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.


    Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi për media.

    Në njoftimin për media, Themelorja thotë se Shala dyshohet që ka kryer veprën shpëlarja parash. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në 25 nëntor të këtij viti, ndërsa kjo masë sipas Gjykatës është caktuar pasi që i dhuarit mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

    “I pandehuri K.SH. dyshohet se së bashku me të pandehurin L.G. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!