×
  • Lajme
  • Lajme

    Një serb gjendet i vdekur në Kosovë

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 11:08

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është gjetur pa shenja jete një serb në Zubin Potok.


    Raportohet se në shtëpinë e tij u gjet trupi i pajetë dhe në të nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

    Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

    “Zubin Potok 04.05.2019 – NN. Raportohet se në shtëpinë e tij pa shenja jetë është gjetur viktima mashkull K-Serb. Sipas mjekut, viktima nuk ka shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!