Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj po konsideron se ndarja e gjysmës së pagës nga ana e kryeministrit dhe zyrtarëve të VV-së për fondin e qeverisë, po bëhet për marketing politik.
Gecaj thotë se kur ish kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku një javë më parë shpërndau ndihma me logo të PDK-së, u përball me shumë kritika, derisa të njëjtit tani po heshtin.
Kujtojmë se sot edhe një deputet i Vetëvendosjes njoftoi në Facenbook se ka ndarë gjysmën e pagës së tij për fondin emergjent të Qeverisë për menaxhimin e situatës me Covid-19.
Reagimi i plotë:
Sami Lushtaku kishte shpernda ndihma me materiale bazike, cka nuk u tha e cka nuk u komentua.
Qeveritare me marketing te shumefisht, marketing i cili ka kosto qe disa dite panderprere tregojne per donacione personale ne fond te qeverise.
Ku eshte problemi tani, fallangat te cilat folen per Lushtakun tani heshtin. A din kush, cka kane keta njerez qe prej mengjesi e deri ne mramje vetem truajn e shajn e vetja iu duket sikur jane mbinjerez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.