Tre nxënës kanë marrë lëndime trupore nga thika brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonalë të Prishtinës.
Njëri prej tyre është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, madje ai është duke luftuar me jetë.
Këtë e kë konfirmuar për lajmi.net, mjeku kujdestar i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla.
“Njëri prej tyre është në gjendje shumë kritike është në sallë të operacionit dhe është duke luftuar me jetën”, ka treguar Syla për lajmi.net.
Ai ka thënë se dy nxënësit e tjerë janë në gjende stabile.
“Këta dy tjerët janë në gjendje stabile, njëri është duke u përcjell në Qendrën Emergjente ndërkaq tjetri është lëshuar për në shtëpi”, tregoi më tutje Syla për lajmi.net.
Kujtojmë se Policia ka njoftuar se dy nxënësit e therur janë të moshës 17-vjeçare ndërkaq një është 16-vjeçar.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar autorët e këtij krimi, po është në kërkim të tyre.
Theren me thikë tre nxënës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.