×
  • Lajme
  • Lajme

    Objekti i Qeverisë mbulohet me ngjyra të flamurit italian

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 19:22

    Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se në objektin e saj e kanë vendosur flamurin e Italisë në shenjë solidarizimi me viktimat atje nga Coronavirus.


    “Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësa​j pandemie. Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë”.

    “Italia sot feston Ditën e Bashkimit. Në 159- vjetorin e saj Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfojë. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjen me ta”, thuhet në komunikatën dërguar mediave nga zyra për komunikim publik e Kryeministrit Kurti./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!