Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar sot një listë me organizatat joqeveritare që janë mbështetur financiarisht nga shteti, ku njëra prej tyre është edhe “Cult Club”, ku themelues është edhe gazetari i RTK’së, Blerim Haxhiaj, që intervistoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti javë më parë, intervistë për të cilën u kritikua.
Kjo organizatë është mbështetur me 100 mijë euro, përkatësisht 40 mijë, 30 mijë dhe 30 mijë tjera.
Lidhur me këtë ka reaguar kolegu i Haxhiajt nga RTK, Fisnik Durguti. Durguti ka thënë se derisa shumicës së punëtorëve të televizionit publik iu duhen rreth 15 vjet për të marrë 100 mijë euro, “dikush i merr vec me një intervistë”, shkruan Reporteri.net.
“Urime, gëzuar, përhajr… i keni fituar 100 mijë euro nga shteti”, ka shkruar Durguti.