×
  • Lajme
  • Lajme

    Omeri 8 muajsh ka nevojë për ndihmën tuaj, i duhen para për operim në zemër

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 7:38

    Omer Luzha nga Ferizaj i cili është tetë muajsh, duhet të operohet për shkak të keqformimit kompleks të zemrës. Prindërit e Omerit po kërkojnë ndihmë për operimin e djalit, i cili kushton mbi 33 mijë euro.


    Omeri ka lindur me një keqformim në zemër, operimin e parë e ka pasur në Turqi, një javë pasi është lindur.

    Për dy operimet tjera, prindërit e Omerit duhet ta dërgojnë atë jashtë vendit, ndërkaq kjo po iu kushton shumë para.

    Ata kanë nevojë për ndihmën tuaj, për të mbledhur paratë për operimin e djalit të tyre.

    Operimi i dytë duhet të kryhet me urgjencë, brenda dy javëve, ndërsa çmimi për të është 33 mijë e 500 euro.

    Këto janë të dhënat bankare përmes së cilave mund ta ndihmoni Omerin e vogël për shërim:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!