×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita bllokoi foltoren, mbrojtja e afërt rri në gjendje gatishmërie te hyrja e sallës së Kuvendit

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 16:05

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë rrethuar foltoren e Kuvendit.

    Pas kësaj situate, mbrojtja e afërt e kryeministrit Albin Kurti është parë duke qëndruar në gjendje gatishmërie te hyrja e sallës së Kuvendit.

    Pas eskalimit të situatës në mëngjes, ata janë parë më shumë në numër.

    Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë eskaluar në dhunë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. Gjithçka ka filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

    Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore. Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi shihet duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku afrohen Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

    Lushtaku shihet duke i shtyrë të dy dhe pastaj afrohet edhe deputeti tjetër i PDK’së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV’së, Armend Muja, ku eskalon situata. Aty ndërhyjnë edhe sigurimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca më pas e thirri Policinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!