×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita braktisin sallën e Kuvendit, pas votimit të Kurtit Kryeministër

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 20:03

    Deputetët e opozitës PDK-LDK-AAK kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, menjëherë pas votimit të Qeverisë së re.


    Albin Kurti ka marrë sërish detyrën e Kryeministrit të Kosovës, me 67 vota të deputetëve të Kuvendit.

    Me të përfunduar votimi në Kuvend, deputetët e opozitës që votuan kundër Kurtit dhe kabinetit të tij, kanë braktisur sallën e Kuvendit, derisa Kurti dhe Ministrat e tij po zinin vend në ulëset e tyre përballë deputetëve, shkruan Reporteri.net.

    Rrjedhimisht, opozita bojkotoi edhe betimin dhe fjalimin e Kurtit kryeministër, në Kuvend.

    Ndërkohë që deputetët e VV’së dhe ata të pakicave jo serbe, duartrokiten zgjedhjen e Qeverisë së re të vendit.

     

    Qeveria Kurti 2 do të dukët kështu, me 15 ministra e 3 zëvendëskryeministra:

    Albin Kurti – Kryeministër

    Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog;
    Donika Gervalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme;
    Emilia Rexhepi – Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut;

    Hekuran Murati – Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve
    Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
    Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
    Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
    Hajrullah Qeku – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
    Elbert Krasniqi – Ministër i Administrimit Lokal
    Liburn Aliu – Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
    Faton Peci – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
    Armend Mehaj – Ministër i Mbrojtjes
    Xhelal Svecla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
    Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë
    Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
    Goran Rakiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
    Fikrim Damka – Ministër i Zhvillimit Rajonal. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!