×
  • Lajme
  • Lajme

    Ora policore në Pejë, qytetari nuk lejohet të kthehet nga puna në shtëpi

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 21:50

    Hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19, disa qytetarëve po u shkakton vështirësi në kryerjen e obligimeve të përditshme.


    Kështu në dalje të qytetit të Pejës, përkatësisht në rrugën që lidh me magjistralen Pejë-Prishtinë, një qytetar është ankuar se nuk po lejohet të kthehet në shtëpi.

    Ai tha se udhëton çdo ditë për punë.

    “Po i thojmë Armendit mos po na paguan ndonjë natë në hotel, a mos po na shtin këta policët bile në burg a ndonjë send se kështu nuk bën, ne duam të punojmë , duhet me hangër buke…”, tha ndër tjerash ai për RTV21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!