×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani, Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 10:42

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit,Glauk Konjufca, janë duke bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në e Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës.


    Pas kësaj, Osmani dhe Konjufca do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Makoc, njofton Klan Kosova.

    Kujtojmë se më 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

    Ushtria policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!