×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në takim me deputetin zviceran: Mërgata mbetet përherë lidhje e veçantë e Kosovës me Zvicrën

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 22:41

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh edhe Kryetar i grupit të miqësisë Zvicër-Kosovë në Parlamentin e Zvicrës, Cédric Wermuth.


    Duke e uruar për marrjen e detyrës, Wermuth konfirmoi gatishmërinë dhe disponimin e Zvicrës për ta mbështetur Republikën e Kosovës në përmbushjen e reformave.

    Duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, Presidentja Osmani foli për angazhimin e institucioneve të vendit për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me vendet aleate, duke potencuar raportet e shkëlqyera me Zvicrën.

    Ajo theksoi se mërgata mbetet përherë lidhje e veçantë e Kosovës me Zvicrën. Sipas saj institucionet vendore janë të përkushtuara drejt intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat.Theks i veçantë në takim është vënë në menaxhimin e situatës me pandeminë.

    Osmani deklaroi që Kosova ka nevojë për mbështetjen e miqve në mënyrë që kjo sfidë të adresohet me sukses, duke vënë theks të veçantë në mbështetjen për sigurimin e vaksinave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!