×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani ngushëllon familjet e të vrarëve në Pejë dhe fton organet e rendit për zbardhjen e vrasjes

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 0:12

    Për vrasjen e dyfishtë në Pejë ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.


    Përmes një shkrimi, Osmani u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, derisa i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen e sontme tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

    Nga incidenti tragjik në Pejë kanë mbetur të vrarë dy persona, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune, si dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit, derisa i plagosur ka mbetur vëllait i Astritit, A.Ademaj./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!