Presidentja Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin e saj janë pritur nga homologu francez, Emmanuel Macron në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka shkruar se fryma olimpike kapërcen kufijtë.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar presidentja Osmani.
“Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, ka shkruar ajo.
Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.
Kosova sivjet do të garojë me nëntë sportistë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.