×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani sot në New York, merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 7:29

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Zyra e Presidencës ka njoftuar përmes një komunikate se ky takim do të mbahet lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

    “Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!