×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb

    Reporteri
    07 Shtator 2024 | 20:55

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të misionit të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

    Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, ato kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në zhvillimet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

    Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Republikës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

    Presidentja Osmani tha se pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

    Osmani po ashtu tha se ekzistimi i strukturave ilegale në veri e mbanë peng integrimin e plotë të komunitetit serb, dhe se luftimi i strukturave ilegale është në dobi të vet qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit.

    “Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Republikës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta. Tutje, pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Presidentja Osmani theksoi se mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

    Ajo potencoi po ashtu se ekzistimi i strukturave ilegale në veri e mbanë peng integrimin e plotë të komunitetit serb, dhe se luftimi i strukturave ilegale është në dobi të vet qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!