×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik dhe shfarosja e popullit shqiptar

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 15:42

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

    Osmani ka thënë se synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar.

    “Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar. Secili nga këta të vrarë është pjesë e historisë së Kosovës, e përpjekjes për liri dhe shtet. Sikurse në shumë masakra të tjera edhe në këtë rast drejtësia po vonohet. Vendosja e drejtësisë jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha masakrat që u kryen në Kosovë është përkushtim i yni i vazhdueshëm sepse paqja afatgjatë është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi”, ka thënë Osmani.

    Osmani ka thënë se forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!