Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.
Përmes një postimi, bëhet e ditur se gjatë takimit Osmani dhe ambasadori Ëasterlund, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë sigurinë dhe raportet Kosovë-Suedi, raporton gazeta online Reporteri.net.
Tutje, thuhet se janë përmendur edhe përpjekjet e Kosovës për avancimin e prezencës së saj ndërkombëtare dhe hapat tutje në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Në takim, Presidentja dhe ambasadori Ëesterlund diskutuan edhe për integrimin euroatlantik të Kosovës, me ç’rast Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Suedisë në këtë drejtim. Duke qenë se Kosova është 100% e linjëzuar me politikat e BE-së si dhe duke marrë parasysh reformat e kryera në vend, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, Presidentja potencoi domosdoshmërinë e vlerësimit të shteteve aspiruese, përfshirë Kosovën, bazuar në merita. Në takim poashtu u diskutua edhe për përpjekjet e Kosovës për avancimin e prezencës së saj ndërkombëtare si dhe për hapat tutje sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë e lëshuar nga Presidenca.
Po ashtu, bëhet e ditur se Osmani dhe Wasterlnund kanë diskutuar edhe për intesifikimin e bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Suedisë.
/Reporteri.net/.