Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protestë më 9 korrik në Prishtinë.
OVL-UÇK përmes një komunikate për media, ka thënë se pas takimit të mbajtur mes kësaj organizate dhe Shoqatës së të Burgosurve Politik kanë ardhur në përfundim që më 9 korrik të organizojnë protestë gjithëpopullore në Prishtinë.
“Mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë me datën 9 korrik 2020 me moton: “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”, thuhet në njoftim.
Tutje OVL-UÇK ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndryshojë ligjin për Gjykatën Speciale.
“Ngritja e kësaj aktakuze është bërë me qëllim të caktuar, e sidomos për ta penguar procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshoj ligjin për gjykatën speciale, për arsye se duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.