Çështja e dialogut Kosovë – Serbi për një marrëveshje finale tashmë është në duar të sigurta dhe nuk rrezikohet të flitet për ndarje.


Kështu tha sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë që ka mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.”Me rëndësi është që tash procesi është në duar të sigurta i është hequr zonjës Mogherini, ka një stabilitet”, tha Haradinaj.

“Mogherini tha në Tiranë heqne taksën se ua ndaj Kosovën. A i ra kështu? Tha ‘ e thirri takimin menjëherë heqne taksën’. Nuk hiqet taksa, Mogherini e ka kry mandatin e saj”, ka thënë Haradinaj.

Reklamë

Haradinaj ka përmendur faktin se tashmë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk drejtohet nga Mogherini, dhe se tashmë një gjë të tillë e kanë në dorë kancelarja Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Ndryshe në mbledhjen e sotme të Qeverisë ministri i Infrastrukturës Pal Leka njoftoi se më 29 maj, bëhet përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”.

Për ketë, Haradinaj tha se janë të informuar tashme institucionet dhe kryeministri i Shqipërisë e Maqedonisë, nëse duan të bashkohen në ceremoni. /KP