Katër nëndegë të PDK-së janë shprehur pozitivisht për kandidaturën e gazetarit të sapohyrë në politikë, Menduh Abazi.


Nadakoci, Dumnica, Kalaja 2 dhe Begaj, të katër këto nëndegë që i kanë dhënë një PO të madhe kandidaturës së Abazit, ku para të cilave ky i fundit mbrëmë shpalosi disa nga pikat e programit të #Rimëkëmbjes që vjen nga PDK.

“Nadakoci, Dumnica, Kalaja 2 dhe Begaj, ndër strukturat më të mobilizuara në Vushtrri. ” ka shkruar Abazi.

Reklamë

“Bashkëpunim e mbi të gjitha mbështetje dhe vullnet. Shoqëri masive e mbështetur në rritjen e qëndrueshme dhe të përhershme të PDK-së, por, edhe në përmirësimin e pandërprerë të çështjeve jetësore.” ka shkruar Abazi.