Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Menduh Abazi ka thënë se fitorja e kësaj partie është e pakontestueshme.
Abazi në kuadër të fushatës ka takuar banorët e fshatrave Samadrexhë, Maxhunaj, nëndega Qendra 1, ku sipas tij pati prezencë dhe mbështetje gjithëpërfshirëse nga të gjitha moshat.
“Fitorja mbetet e pakontestueshme me përkrahës të tillë. Investimet dhe ngritja e demokracisë për Vushtrrinë do të bëhet vetëm me PDK-në. #Rimëkëmbja do të ndodh me ne, PDK-në, me ide dhe qëllime të qarta për popullin”, tha ai.