Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Menduh Abazi, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar disa nëndegë të partisë dhe fshatërat Dubovc e Druar.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se të gjitha këto nëndegë dhe fshatëra janë ngritur në këmbë për fitoren e PDK-së, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, PDK po fuqizohet dhe po rikthehet si asnjëherë më parë, pasi siç thotë ai është nevojë dhe kërkesë e çdo qytetari.

Reklamë

Menduh Abazi në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 38.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nëndegët Kalaja 1, 3 dhe Qëndresa 1, 4, Dubovci, Druari të gjitha në këmb për fitoren e

Partia Demokratike e Kosovës – PDK

me 14 shkurt. Këto fshatra dhe nëndegë kanë qenë rezistencë dhe mbeten promotori kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës.

Reklamë

Ne po fuqizohemi dhe po rikthehemi si asnjëherë më parë, është nevojë dhe kërkesë e çdo qytetari. Me mbështetje të pakursyera dhe mobilizim përtej familjes dhe shoqërisë, për #rimëkëmbjen e Kosovës.

#PDK134

#MenduhAbazi38

/Reporteri.net

Reklamë