Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Menduh Abazi, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fshatërat Pantinë, Ashlan, Akrashticë e Dolak.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se vizioni i qartë i PDK-së për Rimëkëmbjen, do të realizohet me simpatizantë e votues siçi ka kjo parti, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë po ashtu se këto fshatëra ia kanë thënë pushkës e ndihmës vendit, atëherë kur ishte nevoja.
Menduh Abazi në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 38.
Ky është postimi i tij i plotë:
Pantina, Ashlani, Akrashtica, e Dolaku, i’a kanë thënë pushkës e ndihmës vendit, atëherë kur ishte nevoja.
Vizioni i qartë i PDK-së për #rimëkëmbjen, do të realizohet me simpatizantë, mbështetës e votues siç i ka PDK-ja. Sinonim i gjithë kësaj mbetet vetëm FITORJA e PDK-së me 14 shkurt.
#PDK 134✅
#MenduhAbazi 38✅