Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Fushë-Kosovë-Prishtinë, ku si pasojë lëndime të rënda ka marrë një person.


Siç shihet në foto, një person ka mbetur i lënduar.

Ndërkohë, Policia ka dal në vendin e ngjarjes.

Reklamë

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se një automjet në lëvizje e ka goditur një këmbësore, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Rreth orës 11:30, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Express.