Katër persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot në fshatin Zakut të Podujevës.


Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku në mesin e tyre edhe një veturë e polcisë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin në fjalë.

Reklamë

“Sot rreth orës 8:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Kerrpimeh- Podujevë, saktësisht në fshatin Zakut. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë katër persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Gashi.