Një 51 vjeçar mbeti i vdekur dje si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Kijevë.
Viktima ishte Qerkin Dobruna nga fshati Llozicë.
Reporteri.net ka siguruar videon nga ky aksident i rëndë. Aty shihet se viktima po e voziste tejet shpejt veturën dhe nga lëndimet e mëdha që ka marrë nuk ka mundur të mbijetojë.
Në video shihet se si një person nga vetura tjetër pasi i shpëton më të keqes shtrihet në rrugë.