Kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në KQZ.
Haxhiu ka shkruar kur po kërcënohet Valdete Daka e cila mban post të lartë publik, po reagojnë mediat e OJQ-të, derisa sipas saj askush nuk po reagon kur po kërcënohet një shërbyes civil.
“Kur po kritikohet dikush që mbanë post të lartë, po reagojnë medie e ojq dhe po e quajnë kërcënim ndërsa kur LIVE në TV, kërcënohet një shërbyes civil atëherë askush nuk reagon!
Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin veprimet mbi kërcënimet publike dhe
tendencat për frikësim ndaj zyrtarit të KQZ-së nga përfaqësuesit e PDK dhe LDK në KQZ.
E papranueshme se si kryetarja e KQZ-së lejon që kjo t’i bëhet një zyrtari në institucionin që ajo drejton!”, ka shkruar Haxhiu.
Ndryshe, është duke vazhduar akoma mbledhja e KQZ-së ku pritet të merret vendimi për certifikimin ose jo të kandidatëve që kanë probleme me ligjin.